Aktualitet

Mjetet e pasiguruara, gjobat t’u kalojnë kompanive




               Publikuar në : 15:16 - 10/01/12 |
mapo.al

Numri i lartë i mjeteve të pasiguruara po krijon dëme të konsiderueshme për kompanitë e sigurimeve. Megjithëse sigurimi mjeteve motorike është detyrim ligjor, sipas shoqatës së siguruesve, numri i mjeteve të pasiguruara ka përmasa alarmuese. Kompanitë e sigurimeve kërkojnë miratimin e një dispozite, sipas së cilës, gjobat që iu vendosen mjeteve të pasiguruara të kalojnë te fondi i garancisë së Byrosë së Sigurimeve. Ky është një fond që shërben për të mbuluar dëmet që shkaktohen nga mjetet e pasiguruara. Sipas të dhënave më të fundit, deri në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, primet nga sigurimi i detyrueshëm motorik zinin rreth 30% të të ardhurave për kompanitë e sigurimeve. Megjithëse pesha specifike e tyre ka rënë pas liberalizimit të tarifave në mesin e vitit 2011, ato vazhdojnë të zënë një pjesë të rëndësishme në strukturën e të ardhurave të kompanive.


 



loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas