Shëndeti

Mjaltë, limon dhe… kjo është maska magjike që largon rrudhat poshtë syve

Kalimi i viteve shoqërohet me rënien e flokëve, shfaqjen e njollave kafe në fytyrë apo të rrudhave kryesisht në zonën e syve. Është e padiskutueshme që ne nuk mund ta parandalojmë këtë proces natyral të plakjes, por të paktën mund ta ngadalësojmë atë.

Ka metoda shumë funksionale që ju ndihmojnë të eliminoni rrudhat e krijuara te sytë dhe t’ju bëjnë të dukeni akoma më të rinj nga ç’jeni. Nëse fytyra është e pastër, askush nuk do të dyshojë për moshën që keni.



Në këtë artikull do të ndajmë një recetë të mrekullueshme që shërben për të eliminuar rrudhat poshtë syve, për të bërë lëkurën më elastike dhe për t’i kthyer fytyrës shkëlqimin e rinisë.

Ky eliksir është shumë efektiv sepse është i bollshëm në acide yndyrore të shëndetshme.

Acidet përfshijnë omega-3 dhe omega-6. Ai gjithashtu ka antioksidantë dhe vitaminë C. Të gjitha këto lëndë ushqyese kontribuojnë në prodhimin e kolagjenit dhe substancave që mbajnë lëkurën të shtrirë dhe të fortë.

Përbërësit:

500 gram mjaltë

2 limonë

1 thelpi hudhër

100 ml vaj liri

Përgatitja:

Shtrydhni lëngun e hudhrës dhe atë të limonave. Më pas bashkojini me mjaltin dhe me vajin e lirit. Përziejini mirë. Hani 1 lugë gjelle 3 herë në ditë, mundësisht 30 minuta para çdo vakti ngrënieje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas