Kryesore, Media

Misteri që po mban pezull botën: Ku u zhduk Jamal Khashoggi

Arabia Saudite nuk e ka lejuar Turqinë që të futet në konsullatën e saj në Stamboll, ku u zhduk gazetari dhe kritiku i qeverisë saudite, Jamal Khashoggi.

Policia turke po kërkon 15 persona në lidhje me zhdukjen e tij.



Fillimisht sauditët pranuan që Turqia të hetojë në konsullatë, por të mos kontrollojë rezidencën.

Por më pas ata u tërhoqën.

Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi mund të jetë vrarë dhe trupi i tij është copëtuar brenda konsullatës saudite në Stamboll dhe më pas është nxjerrë jashtë vendit me një avion privat.

Por një burim saudit i tha Reuters se shërbimet britanike të inteligjencës besojnë se ka pasur një përpjekje për ta droguar gazetarin brenda në konsullatë, por kjo kulmoi me një overdozë fatale.

Hetuesit thonë se shpresojnë të zbulojnë diçka nga ora e tij Apple, e cila ishte e lidhur me një celular që e mbante e fejuara e tij turke, e cila po e priste jashtë konsullatës, ku u fut dhe nuk doli më.

Disa media si Daily Mail besojnë se gazetari është nxjerrë jashtë Turqisë me një avion privat dhe tashmë mbahet peng në Riad.

Khashoggi shkruante për gazetën ‘Washington Post’ dhe ishte kritik i qeverisë saudite. Të hënën, presidenti amerikan, Donald Trump tha se është i shqetësuar për raportimet për zhdukjen e tij.

Ambasadori saudit në SHBA tha se raportimet se ai është vrarë nga autoritetet e vendit të tij, janë false.

Gazetari 59-vjeçar ishte një zë kryesor në mediat e Arabisë dhe një kritik i fuqishëm. Ai ishte shkolluar në SHBA.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas