Kryesore

Misteri i shpatullës së dëmtuar, një foto tregon gjendjen e vërtetë të Mohamed Salah





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:31 - 17/06/18 |
mapo.al

E njëjta histori, të njëjtat deklarata, i njëjti problem. Nga kampi i Egjiptit largohen dyshimet dhe thuhet se Salah do të jetë në fushë kundër Rusisë. Por kështu u tha edhe para ndeshjes me Uruguain.


Megjithatë, dyshimet mbeten dhe janë mjaft serioze. “Daily Mail” jep alarmin se lojtari i Liverpulit vazhdon të ketë shqetësime nga shpatulla e dëmtuar në finalen e Championsit. Pavarësisht pohimeve nga stafi mjekësor i Egjiptit se Salah do të luajë, asgjë nuk është e sigurt dhe ky Botëror, nga ëndërr, mund të kthehet në një makth për sulmuesin.


Pamjet nga stërvitja e Egjiptit tregojnë qartë se dëmtimi nuk ka kaluar. Në foto duken tre shokë të skuadrës që ndihmojnë Salah për të hequr fanellën. Ai mban dorën te shpatulla e majtë, teksa flet m e shokët e ekipit. Kjo lë shumë dyshime për aktivizimin e Salah ndaj Rusisë.


Trajneri Kuper ka lënë të kuptohet se lënia në stol e sulmuesit ndaj Uruguait ishte zgjedhje taktike, apo për sigurinë e kalimit të dëmtimit, por është e qartë se ishte e pamundur që ai të luante. Dikush akuzon Federatën e Egjiptit se nuk është aspak e sinqertë në lidhje me gjendjen e lojtarit, por pak rëndësi ka.


Nëse Salah nuk luan në ndeshjen me Rusinë, apo luan dhe nuk është në gjendjen e tij optimale, Botërori i tij praktikisht përfundon pa nisur mirë… / Vipsport.al


Etiketa: , , ,

Pas