Bota, Kryesore

Misteret e rrëzimit të avionit me 189 pasagjerë, para së të nisej u dërgua…

Një aeroplan Air Boeing 737 i linjës ‘Lion’ me 189 persona në bord është rrëzuar në det menjëherë pas largimit nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta. Fluturimi JT 610 u drejtua për Pangkal Pinang, në ishujt Bangka Belitung, kur humbi kontaktin.

Grupet e shpëtimit kanë gjetur disa mbetje, por raportohet se nuk ka asnjë shenjë të të mbijetuarve.



Mediat ndërkombëtare kanë filluar të nxjerrin edhe detajet e para të avionit të rrëzuar, që rezulton te jete aksidenti më i madh për këtë linjë flutuirimi.

Daily Mail raporton se këtë mëngjes, presidenti i linjes Air Boeing 737 MAX 8, tha për AFP se për shkak të një problemi teknik, avioni u riparua në Denpasar (në Bali) dhe pastaj u dërgua në Xhakarta.

“Inxhinierët në Xhakarta morën shënime dhe bënë një riparim tjetër përpara se të nisej të hënën”. Kjo është procedura normale për çdo aeroplan.

Raportohet se ky eshte aksidenti i parë i madh që përfshin një Boeing 737 Max, një version i përditësuar i 737.

“Aeroplani u rrëzua në ujë rreth 30 deri në 40 metra të thella”, tha zëdhënësi i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit, Yusuf Latif për agjencinë e lajmeve AFP. “Ne jemi ende në kërkim të pjesëve të avionit”.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas