Teknologji

Mision në Mars/ Sonda robotike, studim nëntokës së planetit të kuq

NASA do të përpiqet të ulë një tjetër sondë robotike në sipërfaqen e Marsit. Zbritja e “InSight” do të tentohet në një rrafshinë të “planetit të kuq”, me shpresën se mjeti, që ka me vete shumë instrumente matëse, pjesa dërrmuese nga Europa, do të arrijë të përcaktojë strukturën e brendshme të botës shkëmbore.

Ashtu siç ka ndodhur me misione të tjera të mëparshme, sonda duhet t’i mbijetojë të ashtuquajturave “7 minuta të tmerrit”, koha që i duhet të hyjë në atmosferën e rralluar të Marsit me shpejtësi hipersonike, për të ngadalësuar më pas ritmin e lëvizjes me qëllimin të vendoset butësisht në terren.



“Shume e kanë provuar, pjesa më e madhe kanë dështuar. Si eksplorues përballemi me mundësi suksesi jo më të mëdha sesa 50%”,- tha kreu i Departamentit Shkencor të Agjencisë amerikane të Hapësirës, Thomas Zurbuchen. “Të shkosh në mars, – shtoi ai, – është tepër e vështirë”.

Trashëgimia e së shkuarës i vjen megjithatë në ndihme “InSight”-it. Në rastin e saj do të përdoret i njëjti kombinim mbrojtjeje nga nxehtësia, parashutë dhe motorësh reaktivë, që u dëshmua i suksesshëm me pozicionimin e sondës “Phoenix” të NASA-s në vitin 2007, gjatë misionit të kërkimit për ujë./TCh/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas