Kronika

Mirditori vrasës kapet me 21 copë C4






               Publikuar në : 20:15 - 01/12/14 |
mapo.al

kastriot prengaNjë valixhe plot e përplot me eksplozivë plastikë C4, ndër më të fuqishmit në treg janë kapur ditën e sotme në Vlorë dhe dyshohet se, malli vinte nga Mali i Zi.


Gjatë operacionit të koduar “Elizeja”oficerët e Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës, kanë vënë në pranga Kastriot Preng Prengën, 37 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Durrës i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Policia ka bërë të ditur se, në momentin e arrestimit në afërsi të shkollës private “Perla” brenda një valixheje, 37-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 njësi eksplozivi plastik i ngjashëm me C4.

Finalizimi i këtij operacioni është bërë pas hetimeve 2 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë për një rrjet të mirëorganizuar që merret me trafikun e lëndëve eksplozive.

Lënda eksplozive dyshohet se ishte siguruar në Mal të Zi dhe ishte trafikuar nga ky person për në Shqipëri dhe se një pjesë e saj do të shitej në Shqipëri për llogari të grupeve kriminale vendase, ndërsa pjesa tjetër do të trafikohej për në vendet fqinje.

tritol i sekuestruar (1) tritol i sekuestruar (2) tritol i sekuestruar (3)



CLOSE
CLOSE
Pas