KMR, Kryesore

Miratohet ligji që… lejon marrëdhëniet seksuale në publik

Është miratuar ndryshimi ligjor që tanimë lejon marrëdhëniet seksuale në publik, duke siguruar që askush nuk do të ankohet për të, në një qytet të Meksikës.

Sipas një këshilltari, që ishte edhe iniciatori, ky veprim ka si qëllim të ndalojë policinë e Guadalajara, një qytet me 1.5 milionë banorë, të arrestojë çiftet që i japin njëri-tjetrit dashuri në publik.



Këshilli i qytetit e shtyu reformën javën e kaluar, por tanimë thotë: “Marrëdhëniet seksuale apo veprime të tjera të natyrës seksuale në vende publike, parking apo brenda makinës do të konsiderohen vepra administrative, derisa një qytetar të kërkojë ndërhyrjen e policisë”.

Politikani Guadalupe Morfin Otero, që propozoi dhe ndryshimin e ligjit, përmendi një studim për studentët e universiteteve, 90 për qind e të cilëve thanë se ishin grabitur nga efektivët e policisë, të cilët i akuzonin për veprime imorale.

Ligjbërësit shpresojnë që ky ndryshim do të lejojë policinë të fokusohet më tepër në luftën kundër krimeve më të rënda.

Megjithatë, në një qytet, që konsiderohet më konservativi në Meksikë, kjo gjë u kundërshtua nga të dyja partitë, të cilët i kërkuan këshillit të përqëndrohej drejtpërdrejt në çrrënjosjen e korrupsionit në polici.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas