Sport

Gjermania me fat ndaj Arabisë Suadite, Werner dhe një autogol e kthejnë te fitorja

Kampionët e botës në fuqi kanë gjetur buzëqeshjen pas pesë ndeshjesh. Gjermania, pas 3 barazimesh dhe dy humbjesh të njëpasnjëshme, ka fituar 2-1 miqësoren e luajtur mbrëmjen e sotme me Arabinë Saudite.

Timo Werner ka zhbllokuar ndeshjen pas tetë minutash lojë pas një topi të marrë nga Reus. Dominimi i gjermanëve ka qenë total dhe dy minuta para fundit të pjesës së parë ka ardhur goli i dytë, që ka qenë një autogol i Hawsawi.



Miqtë kanë ngushtuar diferencat në minutën e 84-t me Jassim, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas penalltisë së pritur nga Ter Stegen. Arabët kanë marrë zemër dhe kanë shkuar shumë afër golit të barazimit në minutat e fundit, me Sahlawi që nuk ka arritur të godasë topin me portën e boshatisur.

Gjermanët do të kthehen në fushë 17 qershorin e ardhshme për ndeshjen hapëse të Grupit F që do ta luajnë kundër Meksikës.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas