Kronika, Kryesore

“Miqësi me persona me tendencë vrasje dhe pjesëtarë të krimit të organizuar”, ja pse u shkarkua anëtari i Gjykatës së Lartë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi, vendim i marrë më 30 korrik.

Në vendimin e KPK-së, evidentohen miqësitë e subjektit të rivlerësimit me persona të botës së krimit.



“Gjatë hetimit, nga verifikimi në sistemin Tims u ngritën dyshime se subjekti i rivlerësimit Shkëlzen Selimi, kish udhëtuar jashtë shtetit në më shumë se një rast me një shtetas me inicialet F.D. Gjithashtu në sistemin Tims u vërejt se ky shtetas ka pasur në disa raste probleme me drejtësinë (polici, gjykatë, prokurori), thuhet në vendimin e zbardhur të KPK-së, shtetasi F.D. është sot një person i përfshirë në krimin e organizuar”.

“Nga informacione të mbledhura gjatë hetimit rezultoi se subjekti i rivlerësimit kishte lidhje të ngushta miqësore me shtetasin I.Ç. Nga verifikimi rezultonte se ky shtetas ishte i skeduar nga policia. Ai figuron i regjistruar në vitin 1996 si person me precedent kriminal. Në vitin 2015, ai merret në procedim policor për tendencë vrasjeje”, thuhet në raport.

Në vendimin e zbardhur të komisionit, evidentohen edhe miqësi të tjera të anëtarit të shkarkuar të Gjykatës së Lartë me persona të tjerë që vlerësohen të lidhur me krimin.

Madje, në raport evidentohet një rast që gjyqtari ka abuzuar me detyrën duke ndihmuar një prej personave që kishte miqësi, por të skeduar si pjesë të krimit të organizuar: “Po ashtu nga një informacion që erdhi nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, (vendimi i një gjykate të huaj) konstatohej se ndaj shtetasit A. I,. ka një procedim penal në shtetin Italian ‘për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë’. Ky fakt e bën këtë shtetas ‘Person të përfshirë në krimin e organizuar’. U krijua bindja se subjekti i rivlerësimit, z. Shkëlzen Selimi, ka njohje me shtetasin A. I., (kontakte jorastësore) i njohur publikisht si person i përfshirë në krimin e organizuar por edhe i provuar si i tillë. Duket se ai ka ndihmuar këtë shtetas duke u përfshirë në veprime të kundërligjshme, shfaqur në formën e korrupsionit pasiv të gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës si dhe ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, thuhet në vendimet e KPK-së, ku janë zbardhur edhe përgjigjet e Shkëlzen Selimit për lidhjet me çdo person që sipas KPK-së, është pjesë e botës së krimit.

VENDIMI I PLOTË I KPK

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas