Sport

Minuta paniku në miqësoren mes Skënderbeut dhe Pogradecit






               Publikuar në : 21:06 - 22/08/18 |
mapo.al

Ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Pogradecit nuk ka shkuar shumë mirë, jo vetëm për Skënderbeun që humbi 3-0, por dhe për pogradecarët që kishin një moment paniku në fushë.


Vëmendja dhe fokusi më i madh ishte te gjendja fizike e sulmuesit të ri, Paolo Ivani, i cili pësoi një goditje horror nga Anteo Osmanllarit, i cili mendoi ta ndalte në një mënyrë të frikshme sulmuesin e ri… me takë!

Ndërhyrja e mjekëve të pranishëm ka qenë e menjëhershme dhe Ivani ka marrë trajtimin e duhur. Nuk ka ende asnjë sqarim për gjendjen shëndetësore të sulmuesit të Pogradecit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas