Kryesore

Ministri/ Rama: Emrin e Lleshit do ia çoj sërish Metës, ja ç’pres…




               Publikuar në : 21:52 - 08/11/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Real Story të gazetarit Sokol Balla foli për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër nga Presidenti Ilir Meta.


Ai tha se do t’ia dërgojë sërish Metës emrin e Lleshit për dekretim, dhe se nuk pret që arsyeja e refuzimit të jetë një lojë politike apo axhendë e fshehtë prej tij.

A e prisnit mosdekretimin e Lleshit nga Meta? Si përgjigjet Rama

“S’e dija fare, s’më shkonte ndër mend. Ai ka një shkarkim nga Presidenti që është konsideruar i paligjshëm nga Gjykata. Presidenti nuk më ka paraqitur arsye që do konsideroheshin arsye që bien ndesh me kriteret që duhen. Presidenti ka bërë hulumtimin më të thellë në historinë e Republikës. Kanë kërkuar për gjeneralin në adresa ku kurrë nuk ka shkuar më parë postieri i Presidencës dhe kanë gjetur gjithçka të bardhë.

Meqë Presidenti përmes shefit të kabinetit dërgoi një sms, se këtu jemi bërë katund sms-sh, më thirri takim dhe aty prisja që mos më paraqisë arsyet që u bë publike. Ajo që kemi diskutuar me Presidentin ishte i hapur dhe konstruktiv, në dy pole të kundërta dhe nuk dua të bëj përcjellje të bisedës deri në nuanca që ai i ka bërë me mua.

Unë Presidentit i kam çuar një dekret, jo një kandidaturë. Presidenti ka kthyer në fakt një letër pa referenca. Unë do i çoj sërish një dekret Metës me emrin e Sandër Lleshin, dhe pas 7 ditësh do japë përgjigjen”

Po cila do jetë arsyeja që do e pranojë?

“Presidenti nuk ka një axhendë të fshehtë dhe nuk ka një lojë politike apo prapavijë. Dhe nuk besoj se është prapavijë e një opozite të dëshpëruar që kërkon qiqra në një hell që po piqet vetë”.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas