Aktualitet

Ministri italian “kthjellon” britanikët: BE po përpiqet t’u mashtrojë

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i ka dhënë një tjetër “shuplakë” Bashkimit Europian, për negociatat e Britaninë, në lidhje me procedurat e ndjekura për Brexit.

Në një intervistë të dhënë për Sunday Times, Salvini akuzoi BE-në se po përpiqet të mashtrojë britanikët në lidhje me Brexit-in, që ata vetë e votuan.



“Nuk ka objektivitet apo mirëbesim nga pala evropiane. Përvoja ime në Parlamentin Europian më thotë që ju ose impononi veten, ose ju mashtrojnë”, deklaroi Salvini për të përditshmen britanike.

Britania do të largohet nga BE më 29 mars të vitit të ardhshëm dhe kryeministrja Theresa May po përpiqet të bjerë dakord për një marrëdhënie tregtare afatgjatë me bllokun, ose për të finalizuar një marrëveshje kalimtare, për të mbuluar periudhën menjëherë pas daljes nga unioni.

Salvini i tha May-t t’u përmbahet parimeve të saj dhe të jetë e përgatitur të largohet nga blloku pa një marrëveshje, diçka që shumë biznese kanë frikë mund të çojnë në kaos.

“Për disa parime nuk ka nevojë të jeni fleksibël dhe nuk duhet të shkoni prapa”, theksoi Salvini, i cili njihet për linjën e tij të qartë anti BE./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas