Ekonomi

Minierat dhe emergjencat, “shkrihet” RISHM-i, institucioni riformatohet si strukture e re

Qeveria ka vendosur të riformatojë mënyrën sesi mbikqyret sot sektori minerar lidhur me emergjencat apo rastet e aksidenteve. Kështu me një vendim të veçantë të pak ditëve më parë që tashmë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave shkrihet duke krijuar një strukturë të re. Sipas vendimit kopetenca për sigurinë dhe emergjencat i ka Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, një institucion në varësi direkte të Ministrisë për Infrastrukurën dhe Energjinë.

Ky institucion ka të paktën 11 kompentenca që ja ngarkon ligji mbi të cilin është krijuar. Kështu së pari AKSEM ka në ngarkim pjesën e inspektimeve në veprimtaritë minerare dhe ndërtimin e punimeve nëntokësore të veprave energjetike për verifikimin e zbatimit të kërkesave ligjore për sigurinë në punë e mbrojtjen e shëndetit të punonjësve gjatë veprimtarisë së tyre. Inspektimet që kryhen sipas llojit të subjektit variojnë nga një në tre brenda vitit.



“Minierat nëntokësore me regjim gazi, të cilat inspektohen jo më pak se 3 (tre) herë në vit;Minierat nëntokësore pa regjim gazi dhe punimet nëntokësore të veprave hidroenergjetike, të cilat inspektohen jo më pak se 2 (dy) herë në vit; Minierat sipërfaqësore, fabrikat e pasurimit dhe impiantet e përpunimit të mineraleve, të cilat inspektohen jo më pak se një herë në vit” thuhet në vendim.

Nga ana tjetër ky institucion do të mbikqyrë galeritë e minierave të mbyllura jashtë përdorimit si dhe siguron gatishmërinë e plotë të personelit, pajisjeve dhe mjeteve për të ndërhyrë e përballuar situatën për shpëtimin e njerëzve për çdo situatë emergjente në veprimtaritë minerare dhe punimet nëntokësore të veprave energjetike.

Mes të tjerave ky Autoritet do të regjistrojë gjithë subjektet që kryejnë aktivitet minerar dhe nëntokësor në veprat hidroenergjetike.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas