Politika

Mimi Kodheli nostalgjike, mbledh për darkë stafin që kishte si ministre e Mbrojtjes






               Publikuar në : 20:28 - 29/06/18 |
mapo.al

Edhe pse ishin të shumtë ata që e shihnin Mimi Kodhelin sërish ministre, Edi Rama vendosi që ta lërë atë deputete të thjeshtë duke i besuar vetëm drejtimin e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.


Por edhe pse po bëhen gati një vit nga largimi nga detyra e rëndësishme, Mimi Kodheli duket se ka nostalgji për kohën kur ishte ministre dhe për stafin e bashkëpunëtorëve.

Kodheli ka rimbledhur grupin e bashkëpunëtorëve të ngushtë për të kujtuar kohët e bukura nën shoqërinë e verës. Mësohet se personat që shoqërojnë deputeten socialiste në tryezë janë Edlira Prendi, Monika Melyshi,  Delina Korbi, Pjaver Kroni dhe Blerina Vorpsi.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas