Kronika, Kryesore

Mimi Kodheli feston ditëlindjen në Angli, merr urimin special nga kolegu opozitor

Ditën e sotme, deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli ka festuar ditëlindjen dhe ndryshe nga herët e tjera e ka gjetur në Angli.
Ajo sot ndodhet së bashku me deputetin e LSI, Luan Rama në Angli për të përfaqësuar Kuvendin e Shqipërisë në Seminarin Parlamentar për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar foto me Kodhelin ku dhe i ka shprehur urimin e tij për ditëlindje.



“Me kolegen Mimi Kodheli përfaqësojmë Kuvendin e Shqipërisë në Seminarin Parlamentar për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Parlamenti i Mbretësisë së bashkuar.

Edhe një urim:

Gëzuar ditëlindjen Mim! Jetë të gjatë e gjithnjë mes të mirash e gezimesh”, shkruan Luan Rama në postimin e tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas