Kronika, Kryesore

Milionat e eurove në Durrës, nën hetim dy policë, dyshohet se…

Kanë dalë detaje të reja lidhur me kapjen e tojotave me miliona euro në Durrës.

Së fundi mësohet se dy efektivë të policisë së Shtetit janë vënë në hetim administrativ nga ShÇBA nën dyshimet se kanë dekonspiruar operacionin që çoi në kapjen e 3.4 milionë eurove.



Ndërkohë të arrestuarit vijojnë të mohojnë faktin se kanë pasur dijeni për paratë. Gjatë marrjes në pyetje, ata kanë deklaruar se kanë pasur dijeni vetëm për makinat.

Alban Mollaymeri, pronar i një servisi në periferi të Tiranës, ka deklaruar se: U kontaktova nga Alfred Vladi për të blerë disa automjete për kompaninë e tij. Kompania e Vladit ështe hapur në maj të këtij viti.

Policia ka organizuar disa operacione për kapjen e Alfred dhe Elvis Vladit, të dy nga Peshkopia, të cilët janë personat që sipas policisë kanë porositur ngarkesën me euro. Por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat për rënien në gjurmë të tyre.

(E.K/FAXWEB.AL)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas