Sport

Milani zyrtarizon dy blerjet e reja dhe njofton: Mbyllet këtu merkato në hyrje

Mialni ka zyrtarizuar sot blerjen e dy futbollistëve të rinj, Diego Lazalt nga Genoa dhe Samu Castillejo nga Villareal. Operacioni për uruguaianin ka kushtuar 14 mln euro plus katër të tjera bonuse, ndërsa për sulmuesin spanjoll janë dhënë 18 mln euro plus kartonin e Carlos Bacca-s.

“AC Milan njofton se ka fituar drejtpërdrejt nga Villarreal të drejtat e sulmuesit Samuel Castillejo Azuaga (“Samu”) dhe nga Genoa shërbimet e mesfushorit Diego Sebastian Suarez Laxalt (“Diego”), – thuhet në njoftimin për shtyp të “Djallit”.



Është gati një kontratë prej katër vitesh, me përfitim 1.3 milionë euro neto në sezon për ish-anësorin e majtë të Genoa. Castillejo merr rrugën e kundërt të Carlos Bacca: “Klubi njofton transferimin e njëkohshëm e të drejtpërdrejtë të sulmuesit Carlos Arturo Bacca Ahumada te Villarreal CF dhe të Gianluca Lapadula në mënyrë përfundimtare të plotë te Genoa. Milani dëshiron t’i falënderojë të dy lojtarët për profesionalizmin e tyre të treguar, duke u uruar arritjet më të mira sportive në vazhdim”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas