Kryesore, Shëndeti

Migrena dhe dhimbja e kokës, shpëtoni falë mjekësisë kineze…

Mjekësia kineze përmban disa nga formulat më të mrekullueshme bimore që trajtojnë migrenën dhe dhimbjen e kokës në përgjithësi. Ato janë testuar nga banorët gjatë mijëra viteve dhe sot janë provuar si tepër efikase. Së pari duhet të kuptoni që mjekësia kineze është një mjekësi që nuk funksionon njësoj tek të gjithë.

Psh, nëse 10 pacientë vijnë në klinikë me dhimbje koke, secili prej tyre mund të ketë të njëjtën diagnozë, por tek pacientë të ndryshëm trajtimi është i ndryshëm, varet nga problemet apo kushtet shëndetësore të gjithësecilit.



Nëse pyesim një mjek kinez, “Çfarë ilaçi të përdor për këtë problem?” është një pyetje që nuk do merrni përgjigje të menjëhershme pasi në fillim duhen të merren parasysh kushtet tuaja aktuale të shëndetit si niveli i energjve Yin dhe yang në organe, qarkullimi i gjakut, bllokimi i meridianëve (kanale imagjinare energjie) dhe më pas mund të merrni formulën tuaj bimore për problemin që keni.

Kur themi formulë kemi parasysh një përzierje bimësh në dozat e duhuara përgatitur nga mjeku kinez. Disa nga shkaqet e dhimbjes së kokës sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Rritje të energjisë Yang në mëlçi. Tian Ma Gou Teng Yin është një nga formulat kryesore që përdoret kur forca Yang është në rritje në mëlçi. Shumë njerëz janë shprehur se kjo është një kurë magjike.

Mendojeni energjinë Yang në mëlçinë tuaj si një person që është gati të shpërthejë. Kjo formulë bimore është e mirë për: dhimbjet e kokës në një anë, dhimbje në tëmtha, problem me shikimin, tinitus, marrje mendsh, rëndesë në kokë, gojë dhe fyt i thatë, të vjella, parehati, pagjumësi dhe ndjesi në pjesën e sipërme të trupit të të nxehtit.

Kjo formulë u rekomandohet gjithashtu personave që vuajnë nga tensioni i gjakut, marrjemendsh, epilepsia, ose sëmundje kardiovaskulare.

Mungesa e gjakut- Një nga formulat bimore për fuqizimin e gjakut është Si Wu Tang, që përdoret jo vetëm për dhimbjet e kokës dhe migrenën por për shumë gjëra.

Mungesa e gjakut nuk nënkupton që ju nuk keni gjak të mjaftueshëm, por nënkupton që cilësia e gjakut nuk është në nivelin e duhur.

Bimët në këtë formulë e ndryshojnë këtë problem. Kjo formulë rekomandohet gjithashtu për personat që vuajnë nga marrja e mendëve, paqartësi të shikimit, ngjyra e buzëve dhe e thinjve është e zbehtë, menstruacione të çrregullta, lëkurë të thatë, menorrhagia (apo gjakderdhje të lartë gjatë menstruacioneve),ciste etj. Kjo është gjithashtu formula klasike kineze për problemet me menstruacionet.

Formula të tjera ndihmojnë në tonifikimin e gjakut janë Ba Zhen Tang dhe Shi Quan Da Bu Tang. Stanjacion apo ngërç të gjakut. Zakonisht kur njerëzit kanë gjak të mbetur ose të bllokuar në kokë kanë dhimbje të madhe si në rastin e migrenës. Kur gjaku lëviz dhe bllokohet, gjaku i ri nuk mund të hyjë në ato.

Dy formula të mira për qarkullimin e mire të gjakut në kokë janë Tong Qiao Huo Xue Tang dhe Tao Hong Si Wu Tang. Energji të bllokuar chi në mëlçi. Detyra e mëlçisë është që të sigurojë që gjërat po lëvizin mirë në trup.

Kur energjia, oksigjeni apo gjaku nuk qarkullojnë si duhet, trupi do të jetë më në “stres”.

Sipas një proverbe kineze: Ai i cili pi ilaçet po neglizhon dietën çon dëm aftësitë e mjekut të tij. Prandaj duhet të hiqni dorë nga sheqeri, produktet OMGJ, soja dhe ushqime të tjera inflamatore.

A është akupunktura një trajtim efektiv për migrenën dhe për llojet e tjera të dhimbjes së kokës?

“Në fakt, Po,” kjo është përgjigjja që japin praktikuesit e akupunkturës nëpër botë. Çdo ditë, personat me migrenë drejtohen drejt qendrave të akupunkturës në SHBA dhe Kinë në ndihmë për të gjetur një trajtim që do t’ua lehtësonte disi dhimbjet.

Për ata të cilët kanë vuajtur prej vitesh nga dhimbjet e kokës, çlirimi i vjen si një mrekulli nga terapia më e vjetër kineze. Akupunktura për dhimbjet e kokës Akupunktura nuk është efektive vetëm për migrenën, por funksionon mrekullisht edhe për ata që kanë probleme me sinuset, tension të lartë të gjakut ose probleme me gjumin.

Avantazhi më i madh që ka akupunktura kundrejt mjekësisë perëndimore është se nuk ka efekte anësore.

Trajtimi me akupunkturë mund të harmonizojë organet, të ekuilibrojë energjitë Yin-Yang, si dhe të zhbllokojë meridianët e bllokuar. Hulumtuesit dhe shkencëtarët besojnë tani se akupunktura mund të sjellë shumë ndryshime biokimike në trup:

Serotonina: Trajtimi me akupunkturë ndikon disa neurotransmetues të trupit, duke sjellë ndryshime në organizëm.

Shkencëtarët kanë gjetur se nivelet e ulëta të serotoninës shkaktojnë dhimbje koke. Aftësia e akupunkturës për të rregulluar nivelet e serotoninës është studiuar hollësisht nga ekspertët në Kinë, Japoni dhe Kanada.

Ndryshimet në nivelet e serotoninës në tru dhe në palcën kurrizore mund të arrihen shumë mirë me akupunkturë.

Çlirimi i endorfinave me akupunkturë: Dr. Jisheng Han, profesor për akupunkturën, tha se stimulimi me anë të gjilpërave çliron nivele të ndryshme të endorfinës në sistemin qendror nervor.

Endorfina është përgjegjëse per aktivizimin e shumë proceseve trupore që në vetvete ulin dhimbjen e trupit dhe përmirësojnë humorin.

Fjala “endorfinë” do të thotë “morfinë brenda trupit”.

Efektiviteti i akupunkturës për migrenën është përfshirë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë per sëmundjet që arrin të trajtojë akupunktura.

Barnat bimore kineze për trajtimin e migrenës

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga faktorë të jashtëm, si kushtet e motit apo faktorë të tjerë mjedisorë; ose nga çekuilibra të brendshëm.

Shqetësimet emocionale sidomos zemërim i vazhdueshëm, dhimbje koke dhe marrje mendsh, ankth; nervozizëm, pagjumësi shije të hidhur në gojë etj., trajtohen me gastrodiae elatae (tian ma) dhe uncariae (gou teng).

Personat të cilët vuajnë nga migrena dhe po konsiderojnë mundësitë e trajtimit me akupunkturë dhe barna bimore duhet të kuptojnë që këto forma trajtimi nuk kanë asnjë efekt anësor dhe ofrojnë një trajtim të sigurt/CRI

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas