Kryesore, Politika

Mexhitlinë/ Bora s’e pengon Presidentin Meta të bëjë shqiponjën

Presidenti, Ilir Meta, ndodhet në Maqedoni, ku gjatë ditës së djeshme ka vizituar Manastirin dhe ka dhuruar qindra Aberate. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta ka shkuar edhe në fshatin Mexhitli të Manastirit.

Ky është një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni. Presidenti Ilir Meta, është pritur nga autoritetet vendore dhe nga dhjetëra banorë të cilët kanë dalë në rrugë, duke i uruar mirëseardhjen.



Vizita e Metës në Mexhitli, e para e një Presidenti shqiptar. ‘Falënderojmë Presidentin Meta për vëmendjen e kujdesin që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni’, janë shprehur banorët e Mexhitlisë.

Nga ana e tij, presidenti Ilir Meta është shprehur se ’ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush.

‘Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falënderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve’,- është shprehur Presidenti i Shqipërisë. ‘Kruja, Vlora, Prizreni e Manastiri janë qytetet më të rëndësishëm për ne shqiptarët’,- ka nënvizuar Presidenti Meta gjatë vizitës së tij.

<
>
9ecd2e86-2273-4f67-8078-cf5b8cc7e021 46421788_2008956379150625_2665219630292795392_n-770x374 46473282_2008956472483949_8814376216950734848_n 9ecd2e86-2273-4f67-8078-cf5b8cc7e021

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas