Politika

Meta takon zyrtaren e DASH: Me rëndësi finalizimi i dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti, Ilir Meta priti në një takim Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard, e cila po qëndron për një vizitë tre ditore në vendin tonë. Dy zyrtarët në takim vlerësuan rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës.

Presidenti Meta garantoi zyrtaren amerikane se Shqipëria është e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA. Pjesë e bisedës mes kreut të shtetit Ilir Meta si edhe zyrtares së DASH, ishin edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.



“Është me rëndësi finalizimi i dialogut Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes. Marrëveshja Kosovë-Serbi garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon” theksoi Presidenti gjatë takimit.

Në përfundim dy bashkëbiseduesit, vunë theksin në rëndësinë e suksesit të referendumit në Maqedoni si cëshje me rëndësi për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas