Politika

Meta takon komisionerin Hahn: Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria, elemente kyçe për reformat

Komisioni Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn është pritur sot edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta ku u dhanë disa meshazhe.

Pas vendimit të Këshillit Evropian të qershorit, për Shqipërinë, Kreu i Shtetit çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshëm, thuhet në njoftimin e Presidencës.



Presidenti Meta vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave.

“Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë elemente kyç për eurinë e suksesshme të reformave”, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e axhendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, si një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas