Kryesore, Politika

Meta shfaqet krah Berishës, një mesazh për demokracinë

Presidenti i Republikës Ilir Meta, është shfaqur sot krah ish-kryeministrit Sali Berisha. Ka qenë promovimi i një libri që ka bërë bashkë dy liderët dikur aleatë.

Fotot janë publikuar nga Kreu i Shtetit në “Facebook” ku tregon edhe për aktivitetin që i ka mbledhur.



“Me një kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në promovimin e librit publicistik ‘Demokracia nuk pret’ të gazetarit dhe personalitetit të shquar shqiptaro-amerikan, ish-Drejtorit të ‘Zërit të Amerikës’ për Euro-Azinë, Frank Shkreli.

Mirënjohjen më të thellë për kontributin që ka dhënë e vazhdon të japë për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, për demokracinë në Shqipëri, për forcimin e identitetit kombëtar, pavarësinë e Kosovës dhe ruajtjen e harmonisë sonë të shkëlqyer fetare”,- shkruan Meta.

Ai përcjell edhe një mesazh duke u bazuar në titullin e librit të gazetarit Shkreli.

“‘Demokracia nuk pret’ është një shkundje për të gjithë ne, për rëndësinë që ka demokracia. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar, sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj”,- thekson Meta.foto galeri foto galeri foto galeri

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas