Politika

Meta shfaqet bashkë me turistët italianë, ja ku është arratisur Presidenti

Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë vizitës së zhvilluar sot në Konispol është takuar me një grup turistësh italianë që kanë zgjedhur brigjet shqiptare për të pushuar këtë vit.

“Një surprizë e këndshme të takoja sot në Konispol një grup turistësh italianë, që kishin zgjedhur për të kaluar disa ditë pushimi në këtë zonë me bukuri natyrore të veçanta, tradita të spikatura dhe me një kulinari të mrekullueshme. Energjia, entuziasmi dhe alegria që i shoqëronte, ishte një tregues i qartë i mikpritjes tradicionale që kishin gjetur nga qytetarët e mrekullueshëm të Konispolit.  I inkurajova të forcojnë shkëmbimet kulturore si mënyra më e mirë për t’u njohur dhe afruar më shumë me njëri-tjetrin”,- shkruan Presidenti Meta.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas