Aktualitet, Politika

Meta pranon ambasadorin e ri të Indisë, Thanglura Darlong, këshilla që i jep për Kosovën

Presidenti i vendit Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Indisë në vendin tonë, Thanglura Darlong, me rezidencë në Bukuresht.

Meta veçoi lidhjen e fortë që Nënë Tereza krijoi midis dy vendeve tona, si themel të një bashkëpunimi dhe marrëdhënie gjithnjë e më miqësore.



I pari i shtetit shtoi ndër të tjera se dy vendet duhet të thellojnë më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

“Gjetja e mekanizmave praktike për lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjes së sipërmarrësve dhe qytetarëve të të dy vendeve do të ndihmonte shumë në këtë drejtim”,- u shpreh ai.

Presidenti Meta gjatë bisedës së tij nuk nguroi t’i kërkojnë ambasadorit indian edhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas