Kryesore, Politika

‘Pa 29 Nëntor s’do kishim 28 Nëntor’

ilir meta veteranet“Pa çlirimin e vendit, nuk do të mund të festohej as dita e pavarësisë”, deklaron kryeparlamentari shqiptar, Ilir Meta.

Këtë e ka thënë edhe gjatë një takimi me veteranët në mesditë por e theksoi edhe në aktivitetin zyrtar të Kuvendit për çlirimin e vendit.



Gjatë fjalës së tij të mikëpritjes, kryeparlamentari Meta tha se, “lufta çlirimtare i ka bërë shqiptarët krenarë”.

Ndërkaq që fjalën aty e ka marrë edhe Gjeneral Rahman Parllaku, i cili edhe pse 95 vjeç sërish ka mundur të japë një mesazh për politikën.

Sipas Gjeneralit Parllaku, ndarja e politikës nuk është e mirë për vendin.

Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit, në ambjentet e kryesisë së Kuvendit është hapur një ekspozitë ku paraqiten momente nga lufta.

PasPara

1 koment

  1. O ILIR PA LIRI ,NË KOHËN E “ZOGUT” S’PATI 29 NANDOR E FESTONTE 28NËNDORIN ME KURBAN E BAKLLAVA MYSLIMAN E KRISTIAN ,KUSH NUK KISHTE I JEPTE SHTETI E GJITHË MILETI .JO SI JU QË MENDONI VEÇ PËR VETI :MOS U SAKËLLDIS SHUMË KUR KA RA NË DOR TUJ SHTETI ‘HAJ E VAJ MEDETI’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas