Kryesore, Politika

“OK hapjes së dosjeve, por…”

Pas takimit të përbashkët me homologun turk, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta iu përgjigj interesimit të medias për aktualitetin brenda vendit. Ai tha se, është dakord për hapjen e dosjeve.

Kryeparlamentari i është përgjigjur interesimit të medias për protestën e opozitës, për të cilën Meta tha se, ka kontradikta mes Bashës dhe Berishës, në lidhje me numrin e pjesëmarrësve.



Meta ka bërë sërish thirrje që opozita të kthehet në Kuvend dhe të japë aty propozimet e saj, në komisionet dhe sallën e parlamentit.

Duke folur për kundërshtimet që kanë pasur deputetët e LSI-së për buxhetin e ri, kryeparlamentari tha se, këto janë reagime normale dhe kërkese llogarie në drejtim të qeverisë.

 

Gjatë javës kemi parë dy zhvillime të brendshme. E para është protesta e opozitës e cilësuar si më e madhja në historinë e saj në opozitë. Për ju si përfaqësues të lartë të mazhorancës është një mesazh i pakënaqësisë apo një reagim i qytetarëve nga veprimet e mazhorancës ?

Ilir Meta: Në vazhdim të përgjigjes që dha Kryetari Çiçek, dua të theksoj edhe rëndësinë e bashkëpunimit që ne theksuam në bisedën tonë në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar edhe si vende anëtare të NATO-s njëkohësisht. Këto janë dy elemente shumë të rëndësishme për të rritur parametrat e sigurisë dhe për të konsoliduar paqen në rajonin tonë. Kështu që edhe njëherë dua të falënderoj Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë për vizitën e tij, për mesazhet e tij, për vizitën e tij, për mesazhet e tij, për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe besoj se do të keni mundësi që ta ndiqni gjatë vizitës së takimeve dhe axhendës mjaft intensive që ka përgjatë këtyre dy ditëve në Shqipëri. Edhe një herë faleminderit.

Meta ka pasur një protestë të opozitës në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit” e konsideruar si më e madhja pas rënies së saj nga pushteti. Për ju është një pakënaqësi e qytetarëve në rritje apo është një reagim i qytetarëve për shkak të reformave të kësaj mazhorance që është komentuar nga një pjesë e analistëve?

Së pari mos më kërkoni mua që të bëhen pjesë e kontradiktave midis Basha dhe Berishes mbi numrin e pjesëmarrësve nëse ishin 200 mijë apo 250 mijë. Së dyti, çdo manifestim demokratik është i mirëpritur dhe është tregues i demokracisë që funksionon në vendin tonë dhe e së drejtës qytetare për të shprehur lirisht pikëpamjet e tyre politike apo edhe pakënaqësitë sociale.

Është ky një mesazh për mazhorancën, qoftë edhe të reflektojë në hartimin e projektbuxhetit kur ka mbetur edhe miratimi i tij nen për nen?

Natyrisht çdo propozim konstruktiv që vjen nga opozita apo nga grupet e tjera të interesit duhet të merret në konsideratë. Vendi i duhur për t’i çuar përpara këto propozime natyrisht është Parlamenti, sidomos përmes amendamenteve konkrete. Por është e rëndësishme që të gjithë të shohin edhe përgjegjësitë e tyre, edhe në funksion të bërjes së këtij projektbuxheti, pasi është e lehtë të kërkosh nga të tjerët më shumë përgjegjësi, por duhen edhe marrë përgjegjësi për ato tregues apo parametra të cilët kishin dalë jashtë kontrollit dhe ishin përkeqësuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit, sikurse është rasti i borxhit publik apo i deficitit buxhetor. Kështu që jam i bindur se Qeveria duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit dhe vendosjen nën kontroll për herë të parë të këtyre parametrave, natyrisht që do të reflektojë gjithçka është e mundur brenda këtyre hapësirave.

Presidenti i Republikës ka deklaruar pak ditë më parë që reforma në drejtësi është në ngërç. Sipas jush, kush është problemi që kjo reformë mjaft e rëndësishme edhe nga Bashkimi Evropian është bllokuar, është mazhoranca apo është Presidenti?

Unë mendoj që reforma do të shkojë përpara me vështirësitë e saj, sepse nuk është një reformë e thjeshtë. Ka shumë dimensione dhe është një reformë komplekse dhe për këtë absolutisht asnjëherë nuk do të mungojë vullneti ynë për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet e tjera dhe padyshim edhe me Presidentin e Republikës.

Një nga debatet më të mëdha është ajo për çmimin e energjisë elektrike. Ju si forca më e madhe në këtë koalicion, do ta mbështesni një propozim të Qeverisë ose të Ministrisë së Financave për një rritje të çmimit të energjisë për qytetarët shqiptarë?

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha reformat në sektorin energjetik, të cilat e kthejnë këtë sektor nga një pengesë e madhe dhe nga një kosto e jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për koston e jetesës së qytetarëve në një faktor pozitiv brenda një kohe të shkurtër, pra brenda 2-3 viteve dhe duke mbështetur këto reforma strukturore, njëkohësisht do të jemi të vëmendshëm që duke goditur abuzimin dhe fenomenin e shpërdorimit dhe të vjedhjes së energjisë që është një problem madhor, të merren të gjitha masat për të mbrojtur shtresat më në nevojë të shoqërisë.

Në komisionet parlamentare ka shumë kundërshtime nga deputetët e LSI-së sa i përket buxhetit. Mos është ky një sinjal se ndoshta LSI nuk do ta votojë buxhetin ose një votë e sforcuar në sallë në seancën e fundit parlamentare?

Interpretimet e qëndrimeve të caktuara të deputetëve janë në dëshirën tuaj, por absolutisht ky është një buxhet që është përgjegjësi edhe e Qeverisë, por edhe e gjithë Parlamentit dhe në radhë të parë e mazhorancës ndaj qytetarëve shqiptarë. Çdo debat synon përmirësimin e buxhetit. Në rast se nuk do të kishte asnjë debat apo asnjë propozim, ju me të drejtë do të ngrinit shqetësimin që Parlamenti nuk funksionon, thjesht noterizon projektet e ardhura nga Qeveria. Por fakti është që Parlamenti funksionon dhe bashkëvepron me Qeverinë në një mënyrë mjaft aktive.

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë kur u hap “BUNK ART” se do të hapen edhe dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ju e mbështesni dhe kur mund të jetë një nismë e tillë?

Procesi i hapjes së dosjeve është një proces që ka një histori shumë të gjatë sa ajo e tranzicionit. Pra u bënë 24 vjet që ky proces hapet dhe rihapet në mënyra të ndryshme apo të njëanshme. Unë jam dakord për një hapje, për transparencë pa asnjë diskutim duke mos cenuar parimet kushtetuese të cilat njëkohësisht janë shumë të rëndësishme pasi dimë problemet që kanë ndodhur në të kaluarën me ligjin për lustracionin. Kështu që çdo hapje do të ishte pozitive për t’i shërbyer transparencës në raport me opinionin publik për të gjitha ato rastet kur nuk cenohet siguria kombëtare.

A është zgjedhur në konflikt interesi Kryetari i AMA-s pasi vjen nga shoqëria “Digitalb”?

Nuk e kam këtë informacion, por kam bindjen që kam shprehur edhe sot në tryezën e rrumbullakët që zhvilluam me Këshillin e Evropës që AMA duhet të funksionojë në mënyrë profesionale dhe të pavarur nga politika apo nga grupet e interesit dhe në rast se do të verifikohet njëanshmëri në vendimet e saj, Kuvendi do të duhet të vendosë autoritetin e ligjit edhe për AMA-n.

PasPara

4 komente

  1. Po duhet te ishin hapur dosjetun them hapni dosjet pas 90tës ,i keni e po i bani ma dam ju popullit sot se sa diktatori mot.Mos u fshiheni pas të vdekurvet e po ripni të gjallët duke fillu nga ti o kryparlamentar.

  2. Hapni Dosjet cka kane mbet, se i vlejne historise se bunkerizueme nga kryebunkerat qe e kane drejtue kete vend si kane dashte pa ligje, pa perspektive veç mendojshin si me i zgjate ditet vehtes n’ pushtet. Te zhgarraviten e bahen qesharake tek populli qe te kete edhe ai (populli) pak argetim me marrinat e diktatures, sidomos disa te rinj qe, pa fare zori, ngrene me dy duar portretin e Diktatorit bashke me ata trutredhunit qe u ka shartue Enveri me hekur-beton e s’ luejne nga istikami e ngulin kame si gomari n’ balte: ” Enver e s’ ka tjeter”…

  3. cfare dosjes do te hapni ;;; berisha i la jashte rmiz aline dhe nexhmijen megjithese kane kryer mijera krime ;;i pari ne burg berisha ;;se u talle me popullin e 2 nexhmije dhe femiet e e vet dhe familje e ramizit me komunistet e tjere qe jane jashte ;te tregojne ke kane spiunuar ;;ke kane futur ne burg kot ;;por edhe babai i metes ndoshta duhet te burgoset ,,,sa veta ka spiunuar per komunistet ;;sa jete ka prishur , ,, ? ?

  4. Dosjet i ke te hapura tek disa komentues qe fshihen pas pseudonimeve.
    Mjafton te lexosh kete genjeshter te ndyre e flagrante te ketij “albano” qe shkruan se Berisha “i la te lire Ramizin e Nexhmien”, kur e verteta eshte e kunderta.
    Me akuzen e Berishes e qeverise demokratike si autore krimesh , Nexhmia, Ramizi e ish antaret e byrose politike te PP e funksionare te larte te diktatures, ju dhane drejtesise per tu gjykuar.
    Tjeter pune se juristet e asaj kohe ishin te gjithe juriste te kohes se diktatures e gjyqin e tyre, nga nje denim te krimeve te diktatures, e shnderuan ne nje farse komike per abuzimet me sa kafe kishte pire Nexhmia.
    Megjithate, ata u burgosen e nga burgjet ishin socialistet qe erdhen ne pushtet ne 97-ten me revolucion bollshevik qe jo vetem i liruan, por edhe i shperblyen per cdo dite te burgut si te “denuar politike”
    Me nje genjeshter te tille mund te dalin vetem ish sigurimse apo kelyshe sigurimsash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas