Kryesore, Politika

Meta ofron mbështetje: Kur cenohen gazetarët, cenohet demokracia

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur në Presidencë një grup gazetarësh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për dhënien fund mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve.

Kreu i shtetit u bëri thirrje gjithashtu institucioneve ligjzbatuese që të veprojnë menjëherë nëse bëhen veprime të papërgjegjshme ndaj gazetarëve, e konkretisht ndaj atyre të terrenit.
Presidenti tha se kur cenohen gazetarët, është cenuar demokracia.

“I bëj apel të gjithë institucionet shtetërore që të veprojnë në mënyrë të menjëhershme dhe shembullore sa herë që ka akte dhune apo përpjekje për akte të tilla ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias, për shkak të përmbushjes së detyrës suaj dhe të realizimit të misionit tuaj”, tha kreu i shtetit.



“Një mirënjohje të veçantë do të doja të kem për gazetarët e terrenit duke rrezikuar gjithmonë me ngjarje të karaktereve të ndryshme në interes të qytetarëve”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas