Kryesore, Politika

Meta niset për në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju-Jork.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrës në këtë veprimtari të rëndësishëm e të përvitshme botërore do të diskutojnë rreth çështjeve dhe problemeve të ndryshme që kanë lidhje me paqen dhe sigurinë globale, të drejtat e njeriut dhe kontributit e përgjegjësive kolektive të OKB-së në ndërtimin e shoqërive paqësore dhe të drejta.



Kreu  i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 73-të, duke iu  drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës zyrtare në Nju-Jork, Presidenti i Republikës do të zhvillojë takime dypalëshe më homologë të ndryshëm, me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane edhe me përfaqësues e anëtarë të shumtë të bashkësisë shqiptaro-amerikane që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas