Politika

Meta ngushëllon familjen e Luan Hajdaragës: Humbëm një mik…

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Luan Hajdaraga. Përmes një mesazhi ngushellimi, Meta shkruan se ka humbur nje mik të vjetër dhe të dashur, nje nga personalitetet me ne ze te PS-se.

Mesazhi i Metes



Me dhembje të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Luan Hajdaragës, mikut të vjetër dhe të dashur, ish-Ministër, ish-deputet dhe një nga personalitetet më në zë të Partisë Socialiste që në fillimet e saj.

Luan Hajdaraga shquhet për kontributin e tij të konsiderueshëm në Partinë Socialiste, në vitet e para të sfidave të saj gjatë fillimeve të demokracisë në Shqipëri por veçanërisht, si Ministër i Mbrojtjes dallohet kontributi i tij gjatë krizës së Kosovës në vitet ‘99 dhe bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët.

Luani mbetet një nga përkrahësit më të vendosur të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe si Ministër i ngarkuar i Punëve të Jashtme ai dha kontributin e tij të rëndësishëm në këtë proces.

Me humbjen e tij opinioni publik shqiptar humbi një nga analistët më në zë dhe objektivë të çështjeve të sigurisë, atyre të politikës së jashtme, por edhe të problemeve sociale për të cilat ai fliste me pasionin e tij të rinisë.

Familja e tij humbi para kohe një bashkëshort e baba të përkushtuar dhe të gjithë ne, një mik të dashur të cilin do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe respekt.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas