Aktualitet

Meta: Miratimi i ligjit të gjuhëve, hap i madh

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë vizitës në Strugë, ka vënë theksin tek roli i rëndësishëm i shqiptarëve në Maqedoni.

Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi si tejet të rëndësishëm miratimin e ligjit të gjuhëve në parlament.



“Kemi një vendosmëri të një shumice për të filluar sa më shpejt zbatimin e ligjit për gjuhën, që do t’i japë një zgjidhje të munguar deri tani, e që nuk është një privilegj që i bëhet popullit shqiptar, por një detyrim, është një domosdoshmëri”, tha Meta gjatë takimit në Bashkinë e Strugës.

Presidenti tha se Shqipëria dhe Maqedonia po kalojnë një moment të rëndësishëm në integrimin europian, pasi kanë marrë rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas