Kryesore, Politika

Meta: Jam optimist për çeljen e negociatave, inkurajim i madh për Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta në ditën e tij të parë të vizitës që po zhvillon në Gjermani ka marrë pjesë dhe ka folur në “Takimin e 23-të ndërkombëtar të Berlinit”. Gjatë fjalës së tij presidenti I Shqipërisë ka folur për zhvillimet në rajon dhe pritshmëritë e këtyre vendeve për një prespektivë të shpejtë në familjen europiane. Meta përvecc të tjerave është deklaruar optimist se vendi ynë do të hapë negociatat me BE-në, duke e konsideruar këtë hap si një inkurajim për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

“Privilegj i veçantë të isha i ftuar nderi në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit mes kolegësh, miqsh dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës.



Paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë e sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.

Fryma e bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë në rajonin tonë duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresi historik të ditëve të fundit të finalizohet sa më parë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet në të mirë të tyre dhe të vetë rajonit.

Vura në pah progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian duke theksuar se jemi optimistë për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajuese për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioriteteve kyçe dhe të bashkëpunimit rajonal”,- shkruan për këtë takim Ilir Meta në faqen e tij në Facebook.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas