Kryesore

Meta: Azem Hajdari, një figurë e përmasave epokale

Në 20 vjetorin e vrasjes së Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari, liderit të lëvizjes studentore që përmbysi diktaturën komuniste, Partia Demokratike e filloi ditën me një simpozium  dhe ekspozitë “Endrra e Azemit: Shqipëria si Europa”. Në këtë takim mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Dua të nënvizoja rëndësinë se figura e tij nuk ishte e rastësishme. Azemi ishte një njeri i lindur i lirë, ishte një njeri i lindur i guximshëm. Këtë e tregoi përgjatë gjithë jetës së tij. ishte një njeri me genin e tij demokrat. Këtë e tregoi jo vetëm në dhjetor të ’90-ës, por edhe më pas.



Për shumë çështje të caktuara kishte mendimet e veta. Ishte njeri i bashkëpunimit dhe me vlera shoqërore të veçanta. Kishte një kimi të lindur me njerëzit aq sa shprehja që ka mbetur ende; sa njerëz i mblidheshin Azemit kur i çahej goma e makinës, nuk i mblidhej askujt.

Ndaj dëshiroja që të vazhdoja më tej. Demokracia nuk vjen as si dhuratë, dhe as qëndron e tillë. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të pavdekshëm”, – tha Meta.

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas