Kryesore, Sport

Messi vendos të marrë pushimet tek Argjentina

Në ndeshjet e ardhshme të Argjentinës do t’i mungojë Lionel Messi. Sipas transmetuesit televiziv në Argjentinë, “Tnt Sports”, “ylli” i Barcelonës ka vendosur të marrë një periudhë pushimi në përfaqësuese, por ende nuk dihet se kur do të jetë gati për ta veshur sërish fanellën bardhekaltër.

Mësohet se 31-vjeçari nuk do të udhëtojë për ndeshjet në rang kombëtaresh, të paktën deri në fund të vitit. “Pleshti”, pas zhgënjimit të Argjentinës në “Rusi 2018”, mësohet se ka qenë gati për tërheqjen përfundimtare nga përfaqësuesja, por nuk e ka ndërmarrë këtë hap për shkak të marrëdhënieve shumë të mira që ka me presidentin e federatës, Tapia.



Messi, pasi ka biseduar me trajnerin e përkohshëm, Scaloni, ka vendosur të mos luajë në miqësoret e ardhshme me Guatemalën dhe Kolumbinë.

Ndërkohë, Federata Argjentinase e Futbollit po punon për ndërtuar një projekt ambicioz rreth Messit, që të kthehet me entuziazëm për të riveshur fanellën e përfaqësueses, raporton SuperSport.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas