Kryesore, Rusi 2018, Sport

“Messi të (ri)largohet nga kombëtarja”

Humbja 3-0 e Argjentinës ndaj Kroacisë ishte një dështim edhe për yllin e kësaj skuadre, Leo Messin.

Kritikat në Argjentinë janë të ashpra dhe gazetari i mirënjohur Fernando Niembro kërkon që 5 herë fituesi i Topit të Artë të heqë dorë nga kombëtarja.

“Messi, u largove nga kombëtarja përpara disa vitesh. Nuk do të ishte keq po ta bëje sërish”, është titulli i opinionit të Niembros, i cili kritikon Messin se është bërë zot i përfaqësueses duke zgjedhur miqtë e tij. Gjithashtu, gazetari e kritikon Messin për faktin që nuk bën diferencën siç bën me Barcelonën.



Frazat më të rënda ndaj Leo Messit janë si më poshtë:

“Messi u bë zot i kombëtares argjentinase. Është trajneri i skuadrës sonë dhe vendosi që të fusë në formacion miqtë e tij. Dhe ja ku e keni rezultatin. Një ekip pa forcë, një ekip i fyshkur, një ekip pa zemër. Messi, kërkojmë prej teje që të luash me zemër. Je lojtari më i mirë. Kur ekipi rrëzohet, më të mirit të skuadrës i kërkohet që të japë dhe atë që nuk ka. Ti nuk e dhe. Boll më me mikun tënd Mascherano. Një herë e dhe dorëheqjen nga kombëtarja, nuk do të ishte keq që ta bëje sërish këtë gjë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas