Shëndeti

Mësoni shenjat e autizmit…

Edhe pse çdo fëmijë zhvillohet në mënyrë të ndryshme. Janë disa shenja të cilat do të duhej të ju alarmonin në rast se i ka fëmija juaj.

Për shembull, studimet tregojnë se nëse bëhet intervenimi i hershëm dhe intensiv rregullon më mirë të mësuarin, si dhe komunikimin. Nëse fëmija ytë i ka disa nga këto simptoma, atëherë drejtojuni mjekut të familjes ose pedagogut.



Është shumë e rëndësishme zbulimi me kohë i Autizmit

Organizata Autism Speaks në të gjitha kampanjat e veta ka insistuar në rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje, si dhe për të ju drejtuar specialistit sa më shpejt që është e mundur.

Hulumtimet e fundit kanë konfirmuar që një analizë adekuate mund të tregoj nëse një fëmijë mund të jetë në rrezik për të qenë autik apo jo. Si prind duhet të dish se cila janë shenjat e para të autizmit.

Nuk reagon kur e thërrasin emrin e tij

Siç është e shkruar edhe në listën e shenjave që duhet të e shqetësoj çdo prind, fëmijët që i mbushin 12 muaj jetë janë në gjendje të i përgjigjen emrit të vet me ndonjë gjest që e bëjnë.

Nëse kjo nuk ndodhë me kalimin e kohës, më e mirë që mund të bësh është të i drejtohesh pediatrit.

2. Nuk i sinjalizon objektet në interes

Deri në muajin e 14 të jetës, të vegjlit tanimë kanë kapacitet për të i sinjalizuar gjërat që atyre ua  marrin vëmendjen ose që ata duan, një aeroplan në qiell, një qen që leh, një ëmbëlsirë që do t`a hajë etj.

3. Nëse nuk thotë asnjë fjalë deri në muajin e 16

Nëse fëmija juaj nuk e thotë asnjë fjalë deri në muajin e 16, atëherë duhet të drejtoheni tek psikologu.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas