Te Vecanta

Mësoni disa mënyra si të mbroni lëkurën nga i ftohti

Veç gripit dhe virozave të ndryshme, stina e dimrit sjell problem edhe për lëkurën. Për disa njerëz temperaturat e ulta janë problematike. Çdo dimër trupi ekspozohet ndaj ndryshimeve të rrepta, gjë e cila bën që enët e gjakut në lëkurë të ndryshojnë shpejt.

Kjo bën që lëkura të skuqet dhe të ketë probleme tjera.



Por, si të kujdeseni për lëkurën nga i ftohti?

– Sigurohuni se jeni duke e hidratuar lëkurën rregullisht përmes kremave që janë të duhur për ju. Hidratimi i lëkurës është i domosdoshëm për ta shmangur çarjen dhe infeksionin e lëkurës.

– Kujdes me rrobat që vishni. Disa materiale të caktuara mund ta acarojnë lëkurën.

–Qëndroni larg produkteve të cilat përmbajnë alkool.

– Mbrojeni lëkurën përmes rrobave të ngrohta. Mbani kapuç, dorëza dhe shall kur jeni jashtë.

– Aplikoni hidratues në lëkurë kur dilni nga dushi. Keni parasysh se tharja e lëkurës me peshqir mund ta dëmtojë atë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas