Shëndeti

Meshkujt me këtë grup gjaku janë më të rrezikuarit nga infarktet






               Publikuar në : 21:30 - 30/08/18 |
mapo.al

Nëse nuk e dini grupin e gjakut, është koha ta mësoni, pasi mund të zbulojë disa informacione interesante për shëndetin.


Studimi më i fundit, i publikuar gjatë Kongresit të Katërt Botëror të Heart Failure 2017, sugjeron se grupi i gjakut mund të përcaktojë nëse rrezikoheni nga ataku në zemër.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 1300000njerëzve nga 9 studime të mëparshme dhe arritën në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A, B ose të tipit AB ishin 9% më të rrezikuar të pësonin atak në zemër krahasuar me ata me grup gjaku 0.

Mekanizmi ekzakt pas rritjes së rrezikut për atak në zemër nuk është akoma i qartë, transmeton shendeti.

Megjithatë ekziston mundësia që njerëzit me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim më të lartë të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut, që quhet faktori von Ëillebrand, i cili mund të shkaktojë bllokim të arterieve e si pasojë edhe atak në zemër.

Duhet thënë që meshkujt me grup gjaku jo-0 janë gjithashtu më të rrezikuar nga impotenca seksuale.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas