Pasojat e vrasjes së tregtarit Agim Buci në Kamëz dhe terrorit që përjetuan fëmija e tij 6-vjeçar dhe e shoqja duket se do të jenë të rënda.
Vogëlushi që përjetoi tmerrin e grabitjes dhe pa babanë t’i vritej, ende nuk e di se ai ka vdekur.
Xhaxhai i tij, ka pohuar para mediave se fëmija po pret që babi të dalë nga spitali, ku do të operohet.
Nga ana tjetër, Ferit Buci deklaron se nuk do t’i falin vrasësit.
Ai i është drejtuar babait të vrasësit Vladimir Kurti që të ta vrasë vetë të birin kriminel, jo të bëjë thirrje ta vrasë shteti.
“Jemi të tronditur, këto akte i bëjnë vetëm terroristët. Kërkojmë psikolog për djalin e vogël. Nëse i ati e dënon Vladimirin, ta vrasë vetë. Nëse rriti monstër, ta ndëshkojë vetë”.