Kryesore

Mes tyre Artan Hoxha dhe Agim Bajko, ekstremistët grekë kërcënojnë figurat publike shqiptare






               Publikuar në : 08:13 - 13/11/18 |
mapo.al

Një organizatë ekstremiste e fshehtë greke me emrin “Grupi i lartë i policisë” ka kërcënuar publikisht disa figura publike në Shqipëri, ku i pari në listë është gazetari investigativ i Report TV, Artan Hoxha.


Në komunikatën e lëshuar nga kjo organizatë ekstremiste greke, të publikuar nga siti “himara.gr” thuhet se ata si kundërpërgjigje për vrasjen e Konstandino Kaçifas, që humbi jetën në një përplasje me armë me forcat RENEA në fshatin Bularat, do të ndëshkojnë si fillim një listë me 64 shqiptarë.

Në komunikatën e ekstremistëve që në titull shfaqet hapur kërcënimi ku deklarojnë se do i godasin shqiptarët edhe brenda vendit të tyre. ““Grupi i lartë i policisë” shpall në kërkim 64 shqiptarët e parë, të cilët do t’i ndjekim dhe godasim edhe brenda në Shqipëri”, thuhet në komunikatë.

Më pas deklarojnë se kjo që do të bëjnë është një kundërpërgjigje për vrasjen e Kaçifas. Ekstremistët nuk e kanë nxjerrë listën e plotë me 64 emrat, por kanë publikuar disa prej tyre, mesa duket personat që janë më publikë.

Në krye të listës së shkurtër me emrat e publikuar është gazetari investigativ i Report TV, Artan Hoxha. Mesa duket ekstremistët grekë kërkojnë ta ndëshkojnë për statusin e tij në Facebook ditën e vrasjes së Kaçifas.

“Pushka top djemve të RENEA-s. Më mirë të qajnë nënat e tyre sesa të vishen me të zeza nënat shqiptarë”, shkroi atëherë gazetari Hoxha, duke kujtuar ngjarjen e Peshkëpisë në 1994.

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha publikoi i pari videon e momentit kur ekstremisti grek Kacifas qëllonte me armë zjarri në drejtim të patrullës së policisë në fshatin Bularat të Gjirokastrës duke rrëzuar tezën e grekëve se ushtari minoritar qëlloi në ajër.

Më tej në listën e ekstremistëve janë humoristi i njohur Agim Bajko, Ilir Mukaj, drejtues i një OJF-je, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, shoqata “Djemtë e Labërisë”, deputeti i PDIU-së, Dritan Bici, aktivisti për bashkimin e trojeve shqiptare, Tahir Veliu.

Në fund pa përmendur emra të tjerë ata kërcënojnë drejtuesit e televizionit shqiptar që bllokojnë sinjalin e kanaleve televizive greke në Jug të Shqipërisë si dhe “shqiptarë nacionalistë” dhe grekë filoshqiptarë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas