Sport

Mes Kukësit dhe Botërorit, tifozët marrin vendimin

Ndeshja e sotme mes Kukësit dhe Valletës në Ligën e Kampioneve ishte një mundësi e mirë për të parë në veprim skuadrën verilindore e cila ka synime që të ecë sa më shumë në këtë turne me objektiv që të arrijë sa më afër fazës në grupe të Ligës së Europës. Por kjo nuk ka mjaftuar për të tërhequr tifozët kuksianë, apo edhe ata shkodranë, duke llogaritur që ndeshja luhet në “Loro Boriçi”.

Ndonëse klubi ka vënë në dispozicion autobusë falas nga Kukësi e Tirana, përsëri nuk kanë qenë të shumtë tifozët që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të ndjekur skuadrën e Pakult në rrugëtimin europian, të paktën për këtë sfidë.



Në stadium kanë qenë më pak se 400 tifozë të pranishëm në tribuna, me një grup të ultrasve të Mërgatës të vendosur bashkë, ndërsa në një nga tribunat e vogla pas porte pozicionoheshin mbështetësit e Valletës.

Arsyeja kryesore pse tifozët kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm në stadium sot është se fillimi i pjesës së dytë përkon me ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit mes Kroacisë dhe Anglisë. Mes Kukësit dhe Botërorit, tifozët kanë bërë zgjedhje të qartë…

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas