Kryesore

Merret vendimi: Librat falas për nxënësit nga klasa e parë në të katërtën

Nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt do të përfitojnë tekstet shkollore falas.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, çmimi i blerjes së tyre do të mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit.



Blerja e teksteve në emër të prindërve për llogari të nxënësve do të kryhet nga institucioni arsimor.

Ndërkohë, sa i takon likuidimit të faturës tatimore ndaj subjekteve, shtëpive botuese, realizohet nga njësia arsimore vendore, me fondet e miratuara si “Transfertë tek individët”.

Ndërsa, për zbatimin e këtij vendimi është parashikuar një fond prej 270 milionë lekësh, i parashikuar në buxhetin e miratuar në vitin 2018.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas