Mapo Format

Merr pjesë në një nga iluzionet e magjistarit, burri padit David Copperfield-in për dëmtim në tru

Gavin Cox, i cili gjenden në performancë ditën e ditëlindjes së tij, u zgjodh të merrte pjesë në një iluzion që dukej se bënte 13 anëtarë të audiencës të zhdukeshin. 58 vjeçari nga Kenti pretendon se vuajti dëmtim në tru dhe në shpatull pasi ra nga një ndërtesë gjatë numrit të iluzionit.
Avokatët e Copperfield-it e humbën kërkesën paragjyqësore për të mbyllur procedurat ndaj publikut për të shmangur dhënien e sekreteve të performancës. Miku i magjistarit dhe producenti Chris Kenner i zbuloi jurisë së gjyqit sesi ishte kryer iluzioni.

Punëtorët e skenës i udhëzonin pjesëmarrësit përmes perdeve të errëta, drejt kalimeve të fshehta dhe përmes zonave të prapaskenës përpara se t’i çonin drejt teatrit, ku mund të rishfaqeshin gjatë finales së performancës, ka thënë Kenner.
“A është ajo rrugë një shteg pengese?” , ka pyetur Benedict Morelli, përfaqësuesi i



Gavin Cox, i cili pretendon se dëmtimet e marra gjatë rënies i kanë kushtuar atij më shumë se 400 mijë dollarë në kujdes mjekësor.

Kenner, kompania e të cilit është gjithashtu pala e mbrojtjes në proces, e mohoi këtë sugjerim.

“A u thuhet menjëherë se çfarë u duhet të bëjnë përpara se të nisin iluzionin?”, e ka pyetur Morelli Kenner-in. “U thuhet ndërsa vrapojnë nëpër shtigje, apo jo?”

Kenner u përgjigj me po, por mohoi të thoshte se ishte e rrezikshme t’i çoje njerëzit nëpër një rrugë të errët nëpër sipërfaqet e ndryshueshme të dyshemesë përfshi linoleum, çimento apo tapet.

Avokati tha se përpara se klienti i tij Cox të rrëzohej, grupi u çua përmes një rrugice të mbuluar me atë që Morrelli e quajti, pluhur ndërtimi.

Avokati Jerry Popovich i tha jurisë së përbërë prej tetë grave dhe katër burrave javën e kaluar, përpara se Cox të binte, Copperfield-i eci përmes së njëjtës zonë si pjesë e një iluzioni tjetër që nuk përfshinte pjesëmarrjen e audiencës.
Ai tha se Copperfiel-i do i kish bërë me dije punëtorët e skenës nëse do të kishte vërejtur ndonjë problem gjatë rrugës. Procesi gjyqësor vazhdon ende.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas