Kryesore, Sport

Merr fund pritja, Italia zgjedh trajnerin e ri: Ja kush do drejtojë ‘axurrët’

Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Italisë.

Mediat italiane raportojnë se tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë pas 13 majit, periudhë kur Mancini të ketë mbyllur sezonin me Zenit St, Peterburg në Rusi.



Ish-trajneri i Interit ishte dje në Romë për t’u takuar me zyrtarët e Federatës Italiane të Futbollit, me të cilët ka arritur edhe akordin për t’u ulur në stolin e ‘Axurrëve’, raporton TCH.

Debutimi i tij me kombëtaren pritet të vijë më 28 maj, në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në St. Gallen të Zvicrës, ndërsa ndeshja e parë zyrtare do të jetë ajo e Nations League (Ligës së Kombeve), më 7 shtator ndaj Polonisë.

Paraprakisht raportohet se akordi mes Mancinit dhe Federatës është arritur për një kontratë 4-vjeçare, deri në Botërorin e Katarit më 2022-shin, ndërsa paga do të jetë 5 milionë euro për atë dhe stafin e tij, plus bonuset mbi arritjen e objektivave.

Bashkë me Mancinin, në stolin e Italisë do të ulen edhe bashkëpunëtorët e tij Gregucci e Salsano, si dhe përgatitësi atletik, Carminati.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas