Bota

Merkel ul pritshmëritë nga takimi me Putinin: Domosdoshmëri, por jo zgjidhje

Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se përkundër pritshmërive, takimi i saj me presidentin rus Vladimir Putin të shtunën, nuk do të prodhojë ndonjë përparim në konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Duke folur në prag të bisedimeve me udhëheqësin rus, Merkel e cilësoi takimin si produkt i domosdoshmërisë, por jo si zgjedhje.



“Rusia dhe Gjermania duhet të angazhohen në dialog, në listën e gjatë të problemeve që ata kanë interes të përbashkët t’i zgjidhin. Është një takim pune nga i cili nuk priten rezultate specifike, por numri i problemeve që na shqetësojnë, nga Ukraina dhe Siria, deri në çështjen e bashkëpunimit ekonomik, është aq e madhe saqë është e justifikuar të ketë një dialog të përhershëm”, tha Merkel.

Kancelarja gjermane bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron të premten, përpara takimit të saj me Putinin dhe diskutoi situatën në Ukrainë dhe Siri, tha zyra e Macronit.

Merkel dhe Putin u takuan së fundmi në Soçi në maj, kur ata u përpoqën të kapërcejnë ndasitë e dala në pah gjatë vizitës së parë të Kancelares gjermane në Rusi, që kur kjo e fundit aneksoi gadishullin e Krimesë në Ukrainë, në 2014-ën.

Aneksimi dhe konflikti që pasoi ndërmjet separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore dhe ushtrinë ukrainase filluan konfrontimin më të ashër midis Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rusia dhe Gjermania bien dakord që një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht, e njohur si Marrëveshja e Minskut, duhet të zbatohet plotësisht për t’i dhënë fund konfliktit, por nuk mund të pajtohet me mandatin e misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara.

Gjermania dhe Franca dëshirojnë që trupat e OKB-së të vendosen në të gjitha zonat e kontrolluara nga rebelët e mbështetur nga Rusia, duke përfshirë kufirin Ukrainë-Rusi, por këta të fundit kundërshtojnë këtë ide.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë gjithashtu të tendosura nga nga planifikimi i ndërtimit të tubacionit Nord Stream 2, që do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani, nën Detin Baltik.

Shtetet e Bashkuara thonë se kjo do të rrisë varësinë e Gjermanisë ndaj Rusisë për energji. Ukraina ka frikë se tubacioni do të lejojë Rusinë të shkëpusë atë nga biznesi i tranzitit të gazit. Fqinjët e Europës Lindore të Gjermanisë, të shqetësuar nga shkeljet e Rusisë, kanë ngritur shqetësime rreth projektit.

Një zëdhënës i Merkelit tha këtë javë se Bashkimi Evropian ishte ende në bisedime me Rusinë për të siguruar që Ukraina të vazhdojë të luajë një rol në biznesin fitimprurës të tranzitit të energjisë, edhe pas përfundimit të Nord Stream 2.

Në Siri, Gjermania dëshiron që Putin të finalizojë një armëpushim të qëndrueshëm atje me Shtetet e Bashkuara. Duke folur në një konferencë shtypi me kryeministrin malazez Dusko Markoviç, Merkel tha se një takim katër-palësh mbi Sirinë që përfshinte Gjermaninë, Rusinë, Turqinë dhe Francën ishte e mundur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas