Aktualitet

Merkel-Sarkozy: Vendet të ulin deficitet buxhetore

Pas takimit kokë më kokë në Berlin mes Angela Merkel e Nikolas Sarkozisë për daljen e eurozonës nga kriza, të dy liderët kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Kancelarja gjermane ka insistuar në idenë e vet se vendet që shkelin rregullat e bilancit në eurozonë, duhet të ndëshkohen ashpërsisht. Sipas të dy liderëve europianë, problem shqetësues mbetet likuiditeti i bankave europiane. Për sa i takon situatës në Greqi, Merkel tha se qeveria e Athinës duhet të zbatojë të gjitha angazhimet e ndërmarra. Ajo shtoi se “në takimin me presidentin francez folëm edhe për lëvrimin e fondit të ndihmës për Greqinë”. Gjithashtu Merkel theksoi se një pikë e rëndësishme e bisedimeve dypalëshe ishte edhe rritja e fondit të emergjencës për vendet në vështirësi. Presidenti francez është shprehur se situata në Europë është e vështirë dhe për këtë bisedimet janë duke u përshpejtuar për masat kundër krizës. Sipas Sarkozisë, çështjet aktuale më të rëndësishme janë: një ndryshim i traktateve të Europës, luftë e përbashkët mbi evazionin fiskal, shtim i vendeve të reja të punës dhe një rritje e konkurrencës ekonomike të vendeve. Por më kryesorja, ka thënë Sarkozi, është ulja e deficitit nga ato vende të cilat kanë arritur nivele të larta të borxhit dhe deficitit.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas