Bota

Merkel: Nuk priten rezultate nga takimi i sotëm me Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohen sot në lidhje me bisedimet për konfliktin në Ukrainë dhe Siri.

Merkel ka paralajmëruar  që të mos ketë pritje të mëdha nga diskutimet e saj me Putin më 17 gusht.



“Ne duam rapote të mira me Rusinë”, tha Merkel për gazetarët.

“Është një takim pune, prej të cilit nuk priten rezultate, por numri i problemeve të përbashkëta që na brengos, si Siria dhe Ukraina, si dhe bashkëpunimi ekonomik, janë aq të mëdha sa që na detyron të jemi në dialog të përhershëm”.

“Rusia ka influencë të madhe në këto cështje dhe ne duam vetëm zgjidhje paqësore, ne do të tentojmë t’i arrijmë ato vetëm me diskutime”, tha Merkel.

Të dy liderët herën e fundit ishin takuar në Soci në maj./REL

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas