KMR

“Mercenarët amerikanë po torturojnë miliarderët sauditë”

Biznesmenët miliarderë dhe princërit e arrestuar në kuadër të një aksioni të pazakontë në Arabinë Saudite në fillim të këtij muaji, po torturohen nga mercenarët amerikanë.

Kështu raporton Daily Mail.



Njerëzit më të fuqishëm në vend u arrestuan me urdhër të Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman tre javë më parë.

Ata dyshohen për korrupsion dhe po mbahen të burgosur në një hotel me pesë yje.

SHBA dhe vetë presidenti Donald Trump kanë përkrahur iniciativën e Princit të Kurorës për të arrestuar njerëzit më të fuqishëm në vend.

Një burim i tha Daily Mail se të arrestuarit po merren në pyetje nga disa mercenarë amerikanë, të sjellë në vend nga princi 32-vjeçar, që tashmë është njeriu më i fuqishëm në Arabinë Saudite.

“Po i rrahin, torturojnë, fyejnë. Qëllimi është që t’i thyejnë”, tha një burim.

Kompania ‘Blackwater’ mendohet se ka sjellë mercenarët.

Princi i Kurorës ka konfiskuar më shumë se 194 miliardë dollarë pasuri të personave të arrestuar.

Mes të arrestuarve është edhe Princi Alwaleed bin Talal, që në verën e këtij viti ishte në Shqipëri me jahtin e tij luksoz.

Mësohet se Princin Alwaleed e kanë varur me kokë poshtë gjatë torturave.

Princi ka një pasuri prej 7 miliardë dollarë dhe ishte i interesuar për të investuar në fushën e hotelerisë në Shqipëri.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas