Auto

‘Mercedes-AMG’ prezanton super-modelin ‘GT S Roadster’

Në gamën e modelit “Mercedes-AMG GT” është shfaqur edhe versioni i ri “GTS Roadster”, i cili është vendosur mes modelit “GT Roadster” dhe “GT C”.

Mercedes-AMG GT S Roadster vjen me motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 522 kuaj fuqi, më shumë se GT Roadster, e cila arrin deri në 476 kuaj fuqi, dhe më pak se GT C me 557 kuaj fuqi.



Të gjitha këto modelet, kanë marshin e dyfishtë me shtatë shpejtësi.

Shitja e “Mercedes-AMG GT S Roadster” do të fillojë muajin e ardhshëm, ndërsa çmimi i tij në Gjermani do të jetë rreth 150,000 euro.

Ky model i ri i cili peshon 1,625 kilogramë, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale arrin deri në 308 km/h.

<
>
1-67 2-62 3-61 4-55 5-52 6-48 7-41 8-39 9-35 amg
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas