Bota, Kryesore

“Mendoi për fëmijën”, italiania në muajin e 8 të shtatzënisë rrëfen orët e tmerrit: Si i shpëtoi tragjedisë i fejuari

“Është një mrekulli, nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Nuk e di se si ai mbijetoi. Jam pa fjalë”. Kështu shprehet 28-vjeçarja Giulia Organo, e cila është e mrekulluar nga fakti se si i fejuari i saj arriti t’i shpëtonte tragjedisë që ndodhi dje në Genova.

Në muajin e 8 të shtatzënisë, Giulia tregon orët e ankthit që përjetoi dje, në pritje të lajmin nëse ishte ende gjallë dashuria e saj e jetës, 28-vjeçari Gianluca Ardini, shkruan ‘Republica’.



Ajo tregon se si partneri i saj arriti të mbijetonte edhe pse ra nga një lartësi afro 40 metrash. “Ai arriti të mbijetonte me të gjitha forcat, ndoshta duke menduar për foshnjën që do të lindë”, tha ajo, ndërsa akoma nuk mund të besoj që ai është gjallë./BW/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas